Sporti

Ronaldo investon në platformën online për shitjen e orëve luksoze

07/12/2023 19:27
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka blerë një pjesë të aksioneve në Chrono24, një platformë online e shitjes së orëve luksoze, njoftoi kompania gjermane këtë të mërkurë.

“Si një koleksionist prej kohësh orësh dhe përdorues i rregullt i Chrono24, është kënaqësi të bëhesh aksioner në kompani”, komentoi ndërkombëtari portugez, cituar në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të kompanisë.

Përqindja e pjesëmarrjes së tij në Chrono24 dhe shuma e paguar nuk u bë e ditur.

/GazetaBlic Sport