Sporti

Ronaldo i ‘frustruar’ me Manchester United – nuk feston fitoren me lojtarët në dhomat e zhveshjes

10/20/2022 09:39
nga:E K

Manchester United arriti fitore mbrëmë ndaj Tottenham.

“Djajtë e Kuq” fituan derbin në Old Trafford me rezultat 2-0 me golat e Fred dhe Bruno Fernandes, shkruan GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo nuk luajti këtë takim dhe më pas u pa i zhgënjyer duke dal për në dhomat e zhveshjes më herët se të përfundonte ndeshja.

Megjithatë sipas Laurie Whitwell nga “The Athletic” Ronaldo ka lënë stadiumin dhe nuk ka marrë pjesë në festimet e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.