Sporti

Ronaldo feston kualifikimin në Kupën e Botës: “Vitet kalojnë, synimet vazhdojnë të jenë të njëjta”

03/30/2022 12:57
nga:L J

Në Katar, Cristiano Ronaldo do të tentojë të fitojë të vetmin trofe që i mungon.

Cristiano Ronaldo festoi dje kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës, pasi fitoi 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari i Manchester United ka publikuar një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale pas këtij suksesi:

“Vitet kalojnë por synimet vazhdojnë të jenë të njëjta”, ka shkruar ai duke iu referuar dëshirës për të fituar trofeun.

/GazetaBlic Sport