Sporti

Ronaldo bëri gjest të pahijshëm ndaj tifozëve që brohoritnin emrin e Messit, sulmuesi portugez mund të denohet nga liga arabe!

02/26/2024 17:16
nga:Lorik J

Komiteti Disiplinor i Ligës Saudite të Arabisë Saudite ka nisur një hetim urgjent për sjelljen e Cristiano Ronaldos, veçanërisht në lidhje me gjestin e tij të pahijshëm ndaj tifozëve të Al-Shabab gjatë ndeshjes së djeshme, siç raportohet nga Al-Sharq Al-Awsat.

Pas fishkëllimës së fundit, tifozët brohoritën “Messi” dhe Ronaldo në mënyrë demonstrative pozicionoi dorën e majtë në vesh, më pas tundi dorën e djathtë dy herë në zonë të pahijshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Një sjellje e tillë është rreptësisht e ndaluar në Arabinë Saudite dhe nëse sulmuesi legjendar portugez vërtetohet fajtor, ai mund të përballet me një dënim financiar dhe një pezullim për disa ndeshje.

Njëkohësisht, Al-Nassr mohon fajësinë e Ronaldos. Klubi pohon se videoja e diskutueshme është krijuar nga inteligjenca artificiale.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në 9 ndeshje radhazi për Al-Nassr në të gjitha garat. Në gjithsej 29 ndeshje këtë sezon, sulmuesi portugez ka grumbulluar 28 gola dhe 11 asistime.