Sporti

Ronaldo bënë kërdi në Arabi – Shënon 54 gola për një sezon

12/30/2023 23:44
nga:E K

Cristiano Ronaldo shënoi prapë sonte duke e mbyllur kështu vitin 2023 me 54 gola, më së shumti absolutisht në botë në këtë vit kalendarik.

Al Nassr triumfoi 1:4 ndaj Al Taawon, ndërsa Ronaldo e realizoi golin e fundit.

Kylian Mbappe e Harry Kane i kishin nga 52 gola, kurse Erling Haaland 50, në vitin që po e lëmë pas.

38 vjeçari i ka shënuar 873 gola në karrierë. Më së shumti në histori.