Sporti

Roma – Milan, formacionet zyrtare të super ndeshjes në Serie A

04/29/2023 17:07
nga:Mergim Rreci

Një super ndeshje zhvillohet sot në Serie A.

Roma dhe Milan do të përballen në ‘Olimpico’, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Duke parë që takimi parë i tyre këtë sezon përfundoi 2-2 në janar, kjo e bën rezultatin e nesërm edhe më vendimtar në betejën për një pozitë të katërt që dërgon tutje në Ligën e Kampionëve.

Momentalisht, dy skuadrat janë në vendin 4 dhe 5, por që kanë pikë të barabarta, nga 56.

Këto janë formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Pellegrini, Spinazzola; Abraham, Belotti

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

/GazetaBlic Sport/