Sporti

Roma kishte marrëveshje me Tottenham për Zaniolo, Mourinho e bllokoi transferimin e tij

08/10/2022 15:04
nga:Mergim Rreci

Roma kishte një marrëveshje në parim me Tottenhamin për Zaniolo, por Mourinho e ka bllokuar kalimin e tij.

Jose dëshiron që futbollisti italian të jetë nën urdhërat e tij për edicionin e ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari është gjithashtu i bindur për të mbetur dhe në shtator do të negociojë një zgjatje të kontratës duke shkuar në 4 milionë euro në vit.