Lajme

Roma kërkon lojtarin e Juventusit

07/19/2024 11:12
nga:E K

Nuk ka më asnjë dyshim, objektivi i vërtetë i madh i Romës në tregun e transferimeve është Matias Soulé. Argjentinasi i rikthyer tek Juventusi pas huazimit te Frosinone, pëlqehet shumë nga verdhekuqtë. Megjithatë, interesi ishte reciprok.

Në fakt, Soulé ka arritur tashmë një marrëveshje parimore për transferimin te Roma, por fillimisht klubi do të duhet të negociojë me Juventusin.

Çfarë nevojitet për të parë Soulé te Roma dhe pse klubi kryeqytetas vendosi të fokusohej tek argjentinasi?

Në realitet, Roma tashmë kanë gati ofertën e parë zyrtare për Juventusin. Verdhekuqtë do të vendosnin rreth 25-26 milionë euro në tavolinë, duke përfshirë bonuset. Një shifër e konsideruar shumë e ulët nga bardhezinjtë.

Juventusi e vlerëson Soulé të paktën 35 milionë euro dhe jo më kot kanë refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh në total nga Leicester City.

Negociatat, megjithatë, janë të destinuara të vazhdojnë në ditët në vijim edhe sepse, siç u përmend, Soulé është bërë objektivi i vërtetë i madh i merkatos për Romën.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere dello Sport”, në fakt, Roma e ka vënë në “stand by” marrëveshjen për En-Nesyrin me Sevillan në mënyrë që të përqendrohet te Soulé.

Soulé, pa dyshim, nuk do të jetë goditja e fundit e Romës. Pas ardhjes së Le Fée dhe portierit të dytë Ryan, verdhekuqtë duhet të bëjnë edhe pesë nënshkrime të tjera.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, nevojiten dy mbrojtës të krahut, një ose dy anësorë sulmues dhe një ose dy sulmues.

Në këtë kuptim, Soulé dhe En-Nesyri janë objektivat më të nxehta për momentin. Por jo të vetmit.