Lajme

Rohde uron Gjermaninë pas fitores në finale kundër Serbisë

09/10/2023 19:02
nga:G B

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar ekipin e vendlindjes, pas fitores në finalen e Kampionatit Botëror në Basketboll, kundër Serbisë.

Rohde për këtë ka shkruar në Twitter.

Gjermania të dielën ka mposhtur Serbinë në finale me rezultat 83:77. Ky është titulli i parë i botës për gjermanët në basketboll.