Euro2024

Rohde falënderon në shqip kosovarët për mbështetje ndaj ekipit gjerman

07/05/2024 21:20
nga:Sh R

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, falënderoi në shqip kosovarët për siç tha, mbështetjen e jashtëzakonshme për ekipit gjerman në Euro 2024.

“Edhe pse “Die Mannschaft” nuk është më pjesë e turneut, ne vazhdojmë të jemi mikpritësit krenarë të këtij EURO2024 emocionues!”, shkroi ai në platformën X.