Sporti

Rodri për transferimin te Barça: Nuk e refuzova Real Madridin për shkak të Topit të Artë

09/15/2026 12:05
nga:Mergim Rreci

Rodri ka dhënë një intervistë të veçantë për Mundo Deportivo, ku ka folur gjerësisht për transferimin e tij te Barcelona, marrëdhënien me tifozët, objektivat në Ligën e Kampionëve dhe garën për Topin e Artë.

Mesfushori spanjoll mohoi se vendimi për të mos iu bashkuar Real Madridit kishte lidhje me bojkotin e ceremonisë së Topit të Artë.

“Nuk është e vërtetë që e refuzova Real Madridin sepse po bojkotonin Topin e Artë. Në atë kohë, kjo nuk më preku mua. Ishte një ditë e veçantë për mua dhe familjen time.”

Rodri pranoi se refuzimi i Real Madridit nuk ishte aspak i lehtë, por theksoi se vendimi u bazua vetëm në aspektin sportiv.

“Mora vendimin tim bazuar në konsiderata sportive – çfarë më emociononte më shumë dhe ku mendoja se mund të fitoja dhe të zhvillohesha më shumë si lojtar.”

Një rol vendimtar në zgjedhjen e tij, sipas Rodrit, pati Hansi Flick dhe ambicia e trajnerit gjerman për të vazhduar të kërkojë më shumë.

/GazetaBlic Sport/