Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka theksuar se skuadra e tij nuk duhet të fokusohet vetëm tek Halaand pasi Borussia Dortmund ka edhe tjerë lojtarë të rrezikshëm.
Skuadra e Guardiolas do të përballet ndaj Dortmundit të martën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
“Paraqitjet e tij kanë qenë mbresëlënëse. Ai ka shënuar shumë gola, por ne nuk mund të përqendrohemi vetëm te një lojtar”, është shprehur Rodri.
Ndeshja do të luhet në Etihad Stadium të martën në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


