Rodri beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, por nuk e konsideron skuadrën e Hansi Flick si favorite për këtë kompeticion.
Në një prononcim për “Mundo Deportivo”, mesfushori theksoi se skuadra ka ende aspekte për të përmirësuar.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve është i mundur, por nuk mendoj se jemi favoritët,” tha Rodri.
Ai theksoi nevojën që Barcelona t’i menaxhojë më mirë momentet kyçe, përfshirë shmangien e kartonëve të kuq, penalltive dhe pësimit të golave të panevojshëm.
Futbollisti spanjoll bëri gjithashtu thirrje për më shumë qëndrueshmëri dhe soliditet në mbrojtje, duke argumentuar se Barcelonës mund t’i duhet të sakrifikojë pak nga forca sulmuese për t’u bërë më e qëndrueshme.
/GazetaBlic Sport


