Sporti

Roberto Mancini nuk mendon për rikthimin në drejtimin e një klubi

05/12/2023 23:54
nga:Mergim Rreci

“A mendoj për një rikthim në drejtimin e një klubi? Jo, Nations League është një muaj larg dhe unë jam duke menduar për këtë.”-kështu deklaroi trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ndërsa u pyet nga mediet italiane në “Javën e futbollit” në Milano.

Ndërsa më tej, i pyetur për të rejat nga ekipi i përfaqësueses italiane, tekniku theksoi se nuk është një moment i mirë sa i përket sulmit.

“Çfarë ka të re nga skuadra? Nuk mendoj se shumë, kampionati po u jep emër disa djemve që po bëjnë mirë. Sigurisht që nuk është një kohë e lehtë për fazën sulmuese, nuk ka shumë lojtarë dhe ata që kemi kanë pasur probleme, por ka edhe një muaj kohë.”-deklaroi Mancini.