Sporti

Roberto Firmino bëhet prift

07/04/2024 13:35
nga:Lorik J

Futbollisti brazilian, Roberto Firmino, ish-ylli i Liverpoolit, ka zbuluar në rrjetet sociale se është bërë një pastor ungjillor.

Dedikimi u mbajt të dielën e kaluar në qytetin e tij të lindjes, Maceio, në kishën Manah, të cilën ai e themeloi tre vjet më parë me gruan e tij Larissa Pereira dhe pastorët Jairo Fernandes dhe Keila Medeiros.

“Tre vjet kishë Manah. Çfarë nate e paharrueshme… Që kur takuam Krishtin, duam që njerëzit ta njohin atë dashuri. Tani kemi një përgjegjësi tjetër: të jemi pastorë”, qendërsulmuesi 32-vjeçar, i cili aktualisht luan për klubin saudit Al – Ahli.

/GazetaBlic Sport