Ish futbollisti tanimë trajner dhe analist i futbollit, Robert Gjeraj i ftuar në emisionin “VAR” në Tëvë1 foli për humbjen e sotme të Lirisë.
Fitorja e Fushë Kosovës ndaj Lirisë bëri që trajneri i Lirisë të shkarkohej nga pozita e drejtuesit të skuadrës, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ka qenë shkëputje me marrëveshje të dyanshme, ashtu mora informata. Kur nuk ecin rezultatet trajnerët e pësojnë më së shumti. Në momentin kur s’ka rezultate ose shkarkohesh ose jep dorëheqje. Besoj që Liria ishte shumë më e mirë në pjesën e parë, pritëm që të merrnim më shumë në këtë ndeshje”, tha Gjeraj.


