Sporti

River Plate kërkon rikthimin e Mastantuonos në huazim

06/03/2026 19:18
nga:Mergim Rreci

Vetëm pak më shumë se një vit pasi u transferua te Real Madridi për mbi 60 milionë euro, Franco Mastantuono po përballet me një situatë të papritur për një talent të tillë të madh.

Sipas ESPN, River Plate po shqyrton mundësinë e rikthimit të mesfushorit argjentinas në huazim për sezonin e ardhshëm.

Klubi nga Buenos Aires beson se një kthim në shtëpi do ta ndihmonte lojtarin të rifitojë formën, besimin dhe minutat e rregullta në fushë.

Sezoni i parë i Mastantuonos në “Santiago Bernabeu” nuk ka përmbushur pritshmëritë, me vështirësi në përshtatje dhe mungesë të qëndrueshmërisë në lojë. Kjo situatë, sipas raportimeve, ka ndikuar edhe në mungesën e tij në listën përfundimtare të Argjentinës për Kupën e Botës 2026.

/GazetaBlic Sport/