Të dielën në mesditë nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi i madh kosovar mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Dy skuadrat e mëdha kosovare kanë synim inkuadrimin në Superligë dhe përveç rivalitetit masiv në tribuna, pritet të ketë edhe rivalitet në fushë, pasi dy skuadrat kanë qëllim veç tre pikët, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e parë në Vushtrri, pati mjaft tensione, ku lojtarët e Lirisë mezi dolën nga stadiumi nga presioni i tifozëve “Forca”.
Tashmë, në Prizren ka filluar mobilizimi nga tifozët që të mbushet stadiumi në përkrahje të ekipit të Lirisë, teksa pak minuta më parë edhe “Forca” njoftoi udhëtimin.
Kjo ndeshje pritet të jetë e “rrezikut të lartë”, teksa sytë e futbolldashësve do jenë në fushë për ballafaqimin e vitit në Ligën e Parë.
/GazetaBlic Sport


