Sporti

Riqui Puig protagonist në MLS: Gjashtë asistime në 5 ndeshje, si Beckham në vitin 2008

09/19/2022 22:49
nga:L J

Riqui Puig barazon rekordin e David Beckham.

Mesfushori spanjoll, i transferuar nga Barcelona te Los Angeles Galaxy, është lojtari i parë që shënon gjashtë asistime në pesë ndeshje të MLS, përcjell GazetaBlic Sport.

Para tij, i vetmi që ia doli në një arritje të tillë kishte qenë mesfushori anglez, David Beckham në vitin 2008.

Në moshën 23-vjeçare, Riqui po bën bujë në një kontinent tjetër. Ai po gjen formën e tij më të mirë dhe po tregon potencialin që ka pasur gjithmonë.