Sporti

Riquelme fiton zgjedhjet dhe është presidenti i ri i Boca Juniors

12/18/2023 09:15
nga:Lorik J

Juan Roman Riquelme është presidenti i ri i Boca Juniors deri në vitin 2027. Idhulli i përjetshëm i tifozëve argjentinas doli i pari në zgjedhjet e kësaj të diele, të cilat patën një pjesëmarrje rekord me 43,367 vota.

Për t’u bërë president, Riquelme mposhti Andres Ibarra dhe Mauricio Macri, ish-president i klubit midis 1995 dhe 2007, një kohë kur Riquelme po përjetonte momentet e tij më të mira.

Fitorja u ‘konfirmua’ edhe për biletën e humbur pasi u numëruan 126 nga 285 kutitë, me një diferencë të konsiderueshme: 15,876 vota për Riquelme, kundrejt 8,715 vota për Ibarrën.

“Në bazë të numrave të diferencës dhe duke parë projeksionin, besojmë se mjafton të pranojmë se kemi humbur”, ka treguar Ibarra.

/GazetaBlic Sport