Sporti

Rio Ferdinand: Manchester United e ka tejkaluar Liverpoolin

06/03/2021 14:30
nga:E K

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka deklaruar se ish skuadra e tij e ka tejkaluar për nga cilësia skuadrën e Liverpoolit.

Ferdinand tha se fakti Manchester United e ka kaluar Liverpoolin këtë sezon duke përfunduar mbi rivalët e përfunduar tregon se United e ka marrë veten nga sezoni i kaluar kur Liverpool përfundoi e para dhe me 30 pikë më shumë se United, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha për Goal se Liverpool mund të gjejnë shumë arsye por që faktet tregojnë se United e ka kaluar Liverpoolin.

“Liverpool një sezon më parë përfundoi 30 pikë mbi Unitedin, por Manchesteri u rikthye shpejtë dhe ata tani janë prapa nesh në tabelë, ata mund të arsyetojnë këtë, por faktet tregojnë se Manchester United ka fituar terren mbi Liverpoolin”, tha Ferdinand.

/GazetaBlic Sport/