Rikthimi i Leo Messit tek Barcelona është i mundur në edicionin e ardhshëm.
Gazetarja argjentiase, Veronica Brunati raportoi se Leo Messi do të jetë futbollist i Barçës me 1 korrik të vitit 2023, duke ngjallur reagime të shumta brenda ore, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, në lidhje me rikthimin e mundshëm të Leo Messit tek Barça ka reaguar edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
“Burime afër Messit thonë se Messi do të caktojë të ardhmen në vitin 2023, jo tani. Barcelona janë duke diskutuar për rikthimin e tij dhe PSG për rinovimin. Kampi i Messit garanton se nuk ka asnjë vendim momentalisht”, shkruan Romano.
/GazetaBlic Sport
Sources close to Lionel Messi insist he will decide his future in 2023, not now. Barcelona, already discussing internally of his return — and PSG will really try to extend his contract. ??? #Messi
Messi’s camp guaranteed that no decision has been made & nothing is advanced yet. pic.twitter.com/wYIV97IL95
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 4, 2022


