Lajme

Rikthehet vaksinimi gjatë fundjavave!

08/12/2021 20:22
nga:M K

Ditëve të fundit të interesuarit për imunizim nëpërmjet rrjeteve sociale po shfaqin pakënaqësitë e tyre se nuk po arrijnë të caktojnë ndonjë termin përmes platformës online e-Kosova, ndonëse mundësia është edhe fizikisht.

Në një situatë kur rastet e reja po shënojë rritje, profesionistët shëndetësorë po kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që vaksinimi të vazhdoj edhe gjatë ditëve të vikendit, madje në qendra të caktuara të bëhet edhe zgjerimi i kapaciteteve humane.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se në Prishtinë kjo do të ndodhë, meqë nga 34 ekipe sa janë aktualisht do të bëhen 50 të tilla.

MSh theksoi se sipas nevojë do të punohet edhe gjatë të shtunave dhe të dielave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 17 mijë e 986 doza të vaksinës, ku në total janë dhënë 539 mijë e 752 vaksina.