Sporti

Rikthehet derbi i vjetër i kryeqytetit, Shkupi dhe Vardari përballen sot

08/13/2023 10:17
nga:Lorik J

E diela do të sjell ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Derbi i kryeqytetit ndërmjet Vardarit dhe Shkupit është në qendër të vëmendjes të kësaj xhiroje. Përballja ndërmjet dy rivalëve të vjetër do të zhvillohet në stadiumin e “Boris Trajkovskit” në lagjen Maxhari. Nën-kampionët e vendit sigurisht që shihen favoritë në këtë derbi kundrejt Vardarit që rikthehet nga Liga e Dytë me disa përforcime, por financiarisht me shumë pengesa.

Voska Sporti në këtë xhiro do të jetë mysafirë i Akademia Pandevit në Strumicë, përderisa Gostivari në shtëpi do të pret Tikveshin. Në ndeshjet tjera, Sileksi takohet me Rabotniçkin dhe Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Bregallnicën e Shtipit. Pjesë e këtij programi në xhiron e dytë ishte edhe derbi shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës, por e njejta u shty për shkak të kampionëe në fuqi që po vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë në elitë, do të luhen sot duke nisur nga ora 17:00.