Lajme

Rikthehen reshjet e shiut ditëve të ardhshme

09/17/2024 18:58
nga:Y I

Të reshura shiu përfshinë pjesë të madhe të vendit, orëve të mëngjesit dhe nga mesdita e ditës së mërkurë. Pasdite pritet të pushojnë, e mund të paraqiten si rrebeshe lokale.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 3-9m/s. Temperaturat minimale më të larta se sot, zbresin në 12C e 14C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 19C.

Periudha me të reshua shiu vazhdojnë përgjatë ditës së enjtë dhe të premtë, orëve të pasdites në formë rrebeshesh të shoqëruara me bubullima. Ndonjë rrebesh paraqitet edhe ditën e shtunë, derisa nga dita e diel pritet përmirësim i kushteve meteorologjike, me më shumë kthjellime e diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, derisa të dielen shënojnë rritej në 22C e 23C.