Sporti

Ribashkimi me Ronaldon? David de Gea kërkohet nga Al-Nassr, arabët i ofrojnë pagë 250 mijë funte në javë

07/02/2023 09:00
nga:Lorik J

Portieri i Manchester United, David de Gea mund të ribashkohet me Cristiano Ronaldon në Al-Nassr.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që De Geas do t’i paraqitet një propozim prej 250,000 funtash në javë që mund ta shohë atë të rreshtohet sërish përkrah Ronaldos. Al-Nassr janë të gatshëm për të forcuar ekipin e tyre pasi kanë parë një numër rivalësh të Pro League që bëjnë lëvizje me para të mëdha për emrat e njohur në futbollin evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

De Gea kaloi afër 18 muaj duke punuar me Ronaldon pas rikthimit mahnitës të sulmuesit portugez në United në vitin 2021. United do të dëshironte të mbante portierin me përvojë – pasi e kishte parë atë të fitonte Dorezën e Artë në Premier League sezonin e kaluar – por tani ka disa opsione për spanjollin për të menduar.