Arianit Koci, avokati i Rina Malokut, ka bërë apel për respekt dhe kujdes ndaj privatësisë së klientes së tij pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj, Festim Isufi, raporton GazetaBlic.
Koci thekson se hetimet zyrtare kanë konfirmuar se rrethanat e vdekjes janë të natyrës personale dhe nuk kanë lidhje me Rina Malokun.
“Rina Maloku u vendos padrejtësisht në qendër të dyshimeve në një pjesë të opinionit publik pas vdekjes tragjike së bashkëshortit të saj, Festim Isufi. Nga rezultatet e hetimeve zyrtare del se rrethanat e kësaj vdekjeje janë të natyrës personale dhe nuk e lidhin znj. Rina Maloku me këtë rast në asnjë formë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ajo është përballur me një barrë të padrejtë publike pas një humbjeje të rëndë personale.
“Pas një humbjeje të rëndë personale, znj. Rina Maloku është përballur edhe me një barrë të padrejtë publike.Kërkoj nga opinioni që të ketë parasysh plagët e rënda shpirtërore që ky rast tragjik i ka lënë, dhe të tregojë kujdes e përgjegjësi në mënyrën se si trajtohet kjo çështje. Arianit Koci. Avokat i znj. Rina Maloku”, ka shkruar ai.


