Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj aktualisht kryetar i AAK ka thënë se me miratimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës që dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës u dëshmua edhe një herë se Kosova është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci, raporton gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni.
Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci.


