Sporti

Rey Manaj flet pasi që shënoi tre gola me Barcelonën, ka një kërkesë interesante për bashkëlojtarët

07/21/2021 21:26
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Gimnàstic de Tarragona.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare debutoi në radhët e ekipit A të katalanasve dhe ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar 3 gola në suksesin 4-0 të skuadrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ai tha se do ta marrë topin si kujtim dhe se dëshiron që të firmoset nga të gjithë shokët e tij të skuadrës.

Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës”, ishin fjalët e para të Manajt pas përfundimit të ndeshjes.

Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin. Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje”, tha sulmuesi shqiptar.

/GazetaBlic Sport/