Sporti

Rey Manaj dështon nga penalltia, bashkëlojtari i tij e dërgon topin në rrjetë nga topi i kthyer, por goli nuk vlen!

04/19/2025 13:47
nga:Mergim Rreci

Rey Manaj ka lëshuar një rast të artë për gol në ndeshjen ndaj Kasimpasa.

Sulmuesi shqiptari pati në këmbët e tij rastin më të mirë për të ngushtuar shifrat, por fatkeqësisht  topi i goditur nga pika e bardhë e penalltisë u prit nga portieri.

Nga topi i kthyer, bashkëlojtari i tij e dërgoi topin në rrjetë, por goli ishte i pavlefshëm për shkak se mbrojtësi i Sivasporit është futur më herët në zonë.

Kjo bëri që rezultati të mbetej 2-0 për skuadrën e Kasimpasa, teksa pjesa e parë mbyllet me disavantazhin e Sivasspor.

Kujtojmë se në këtë sezon Manaj ka luajtur në 23 ndeshje, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 5 raste.

Ja pamjet – VIDEO.