Sporti

Rexhepi nis punën me Feronikelin, të shtunën fillojnë përgatitjet për Superligë

07/06/2023 08:59
nga:L J

Skuadra e Feronikelit 74′ do të fillojë këtë javë përgatitjet për Superligën e Kosovës në futboll.

Pasi siguruar rikthimin në Superligë, ekipi nga Drenasi do të fillojë tashmë punën, pasi sezoni 2023/24 do jetë mjaft konkurrues.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Feronikeli 74′ do të nisë stërvitjet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Ata do të nisin punën me trajnerin e tyre të ri Xhengiz Rexhepi, i cili erdhi tek Feronikeli 74′, pas aventurës me Lirinë në Ligën e Parë.

Drejtuesit e ekipit poashtu kanë filluar punën e tyre jashtë fushave, ku po synojnë të forcojnë ekipin me disa prurje në këtë afat kalimtar.

/GazetaBlic Sport