Sporti

Rënia e tmerrshme e Drenicës, në 10 ndeshjet e fundit kanë 8 humbje!

12/06/2021 11:05
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës në futboll është duke kaluar në një krizë të madhe, jo vetëm financiare, por edhe të rezultateve.

Pas një starti të kënaqshëm të sezonit, duket se Drenica ka rënë sërish në lojë dhe tashmë kjo po vërtetohet edhe nga rezultatet aspak të mira që kanë marrë në dy muajt e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica ka gjashtë humbje radhazi, teksa në 10 ndeshjet e fundit ka vetëm 2 fitore, e tetë humbje.

Ekipi i Drenicës fitoren e fundit e ka shijuar me 24 tetor ndaj Dukagjinit në Superligë.

Në 10 takimet e fundit, Drenica ka pësuar 16 gola, teksa ka grumbulluar vetëm 6 pikë.

Skuadra e Tahir Lushtakut ndodhet në vendin e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport