Lajme

Rekordi i Zi i Kosovës: Vrasjet- Tema e radhës e “Expose”

02/25/2024 17:03
nga:Gazeta Blic

20 janari i këtij viti tronditi tërë vendin.

Një 18 vjecar humbi jetën, si pasojë e një rrahjeje brutale nga dy të mitur.

Lulzim Fejzullahu, një 18 vjecar nga Podujeva vdes për shkak të plagëve të marra nga goditja me veturë dhe nga rrahja me shkop bejsbolli.

E gjithe kjo ngjarje tronditësë nuk përfundon me kaq.

Policia e Kosovës në raportin e parë që e kishte publikuar, në lidhje me këtë rast kishte deklaruar se një person kishte marrë tretman mjekësor, pas therjes me thikë.

Mirëpo, vetëm pas publikimit të videos në media, ku shihet se si fillimisht Fejzullahu ishte shkelur me veturë, e pastaj ishte goditur me shkop bejsbolli, e që për pasojë ndërron jetë pas disa ditësh në QKUK, nisën reagimet.

Pas reagimeve të shumta në opinion publik, nisën hetimet edhe nga ana e Inspektoratit Policor ndaj zyrtarëve policor që e kanë përpiluar raportin policor.

Derisa viti 2024 nisi keq, viti 2023, në Kosovë ka shënuar rritje të madhe të numrit të vrasjeve, krahasuar me vitin paraprak.

Madje, shumë prej këtyre vrasjeve gjatë vitit të kaluar ishin makabre.

Një rast i ngjashëm sikurse ky në Podujevë, më 2023 kishte ndodhur në Viti. Mbeti i vrarë një 17-vjeçar. Ai u privua nga jeta nga një bashkë moshatar i tij me thikë.

Më e rënda nga vrasjet jo vetëm në vitin e kaluar, por thuajse nga paslufta ishte ajo e Liridona Ademjat, ku dyshohet se bashkëshorti i saj, Naim Murselaj pagoi për vrasjen e saj.

Një vrasje tjetër e rëndë, kishte ndodhur në Fushë Kosovë gjatë verës së vitit të kaluar, kur një argjentinase bie nga kati i 6-të i një hoteli, me ç’rast u arrestua një kosovar me shtëtësi zvicerane, nën dyshimin se e kreu këtë akt makabër.

Dikush nuk e kishte “kursyer” as nënën e tij.

Urim Hyseni dyshohet se kishte vrarë nënën e tij në Pejë. Sipas aktakuzës, Hyseni dyshohet se ia kishte prerë kokën dhe e kishte therë mbi 20 vende të trupit nënë e tij.

Numri i vrasjeve në vitin që lam pas u rritë dukshëm…

Nga Policia e Kosovës kanë theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se përgjatë vitit 2023 në tërë vendin ndodhën 29 vrasje.

Krahasuar me vitin 2022, ky numër u rritë për 8 raste.

Viti i kaluar theu edhe një rekord tjetër. Përgjatë këtij viti pati hiq më pak se 134 raste të tentim vrasjeve në Kosovë.

Emisioni dokumentar “Expose” transmetohet sonte nga ora 21:30 në Kanal 10 dhe live në Youtube.