Sporti

Rekordi i PSG-së, ekipi i parë i Ligue 1 që nuk humbet në 24 ndeshje radhazi në transfertë

05/20/2024 23:26
nga:E K

Paris Saint-Germain është skuadra e parë në histori që nuk humbet asnjë ndeshje në transfertë për një sezon të tërë të Ligue 1, si dhe e para skuadër në elitën e futbollit francez që në 24 ndeshje radhazi në transfertë nuk ka pësuar asnjë humbje.

Faqja e statistikave “Opta” ka publikuar këtë statistikë pas fitores 2-0 të kampionëve të Francës ndaj Metz në ndeshjen e fundit të kampionatit, mbrëmjen e së dielës.

Humbja e fundit e PSG-së në një ndeshje në transfertë në Ligue 1 daton më 11 shkurt 2023, sfidë në të cilën parisienët u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Monaco.

PSG-ja e mbylli këtë sezon me fitoren e titullit në Francë dhe një kuotë prej 76 pikësh të grumbulluara në 34 javë kampionat.