Lajme

Rekord viktimash nga Covid-19 në Greqi

11/09/2021 17:01
nga:Y I

Greqia ka shënuar një tjetër rekord për sa i përket rasteve të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit 8613 qytetarë kanë rezultuar pozitive me virusin.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 801.208.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 46, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 16.414 vdekje.