Lajme

Rekord të infektuarish në këtë shtet, pritet ashpërsimi i masave

01/18/2022 13:53
nga:Q R

Japonia ka shënuar rekord të infektuarish me Covid ndërsa pritet vendimi i qeverisë për ashpërsimin e masave kryesisht për shkak të variantit Omicron. Vendi ka regjistruar 27,000 raste të reja, duke tejkaluar rekordin e regjistruar në gusht pas Lojërave Olimpike.

Tokio regjistroi 5,185 raste, numri më i lartë që nga 21 gushti. Madje disa provinca në vend kanë kërkuar rikthimin e masave për të frenuar pandeminë.

Masat pritet të miratohen brenda një jave, të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, dhe gjithashtu të reduktojnë orarin e hapjes së bareve dhe restoranteve./abcnews.al

Përparim Rama njofton se ka nënshkruar një vendim për çështjen e qenve endacakë