Garuesja xhamajkane, Elaine Thompson ka fituar medaljen e artë olimpike.
Atletja nga Xhamajka ishte fantastike duke arritur të vendos edhe një rekord të ri olimpik, shkruan GazetaBlic Sport.
Ajo 100 metra i kaloi për 10.61 sekonda duke vendosur kështu rekord në kategorinë e femrave.
Medalja e argjentë shkoi për Shelly Ann Fraser Pryce (10.74 sekonda), kurse garën e treta e mbylli Shericka Jackon me 10.76 sekonda duke u stolisur me medalje të bronztë.
/GazetaBlic Sport/


