Sporti

Rekord botëror: Premier League shet të drejtat televizive për 5.6 miliard euro

05/14/2021 11:39
nga:E K

Liga më e forte nacionale në botë ajo angleze ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tyre për transmetim e ndeshjeve edhe për 3 vite me Sky Sport, BT Sport dhe Amazon Prime.

Premier Liga ka nënshkruar kontratë prej 5.2 miliardë euro me këta transmetues. Kjo e bën ligën angleze më të shtrenjtën në botë.

Pas kësaj marrëveshje Liga Premier ka vendosur që një shumë prej 116 milionë euro në vit ta investojë në divizionet më të ulët edhe në futbollin e fëmijëve.

Sipas gazetës prestigjioze “Daily Mail”, të tre transmetuesit kanë rënë dakord të paguajnë 5.2 miliardë euro për tre edicionet e ardhshme.