Sporti

Refuzime të njëpasnjëshme, Bayern gati për alternativën më ekstreme në stol

05/05/2024 19:25
nga:E K

Drejtuesit e Bayern Munich po vuajnë shumë për të emëruar pasuesin e Thomas Tuchel. Refuzimet për drejtuesit bavarezë kanë qenë të ndryshëm nga Nagelsmann, Xabi Alonso, Rangnick dhe së fundmi Roger Schmidt i Benficës. Të gjendura para kësaj situate të jashtëzakonshme, drejtuesit e Bayern po mendojnë për një ide revolucionare.

Thomas Muller, me këtë të fundit që është gati të mbajë statusin e futbollistit dhe të trajnerit njëkohësisht. Sulmuesi përfaqëson në maksimum identitetin e Bayern Munich. Në këtë formë, Muller mund të vazhdonte futbollin aktiv edhe për një tjetër sezon, e më pas t’i dedikohej karrierës si trajner apo si drejtues tek Bayern.

Nëse kjo ide konkretizohet, atëherë së bashku me Muller në pankinë si ndihmës i 34-vjeçarit do të ishte edhe Hermann Gerland, një figurë e shquar në radhët e bavarezëve që mban edhe postin e përgjegjësit për sektorin e të rinjve.