Sporti

Referët Kastrati e Sekiraça delegohen për kualifikimet e kampionatit evropian U-17

09/22/2021 16:54
nga:Lorik J

Gjyqtarët kosovarë, Visar Kastrati dhe Fatmir Sekiraça pritet të gjykojnë ndeshjet për kualifikimet për kampionatin evropian në kategorinë U-17.

Kualifikimet mbahet në Riga të Letonisë nga data 22- 29 shtator në grupin e dytë marrin pjesë : Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia.

‘’UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraça janë caktuar në ndeshjen Letoni – Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Ðurak dhe gjyqtar i katërt Igor Pajac nga Kroacia’’, thuhet në njoftimin nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërsa në ndeshjen tjetër midis Lutanisë dhe Letonisë ato do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katër Henrik Nalbandyan.

Po ashtu, në ndeshjen Suedi – Letoni, gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit.

Ndeshjet kualifikuese të UEFA-së për Kampionatin Evropian për gjeneratat U-17 nisin ditën e enjte.