Lajme

Reciprociteti për targat me Serbinë, shqiptarët e Luginës i shkruajnë Kurtit

09/15/2021 12:24
nga:N M

Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundon sot.

Qeveria ka paralajmëruar se do të marr vendim për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë, por as sot ekzekutivi nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje.

E lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat, për FrontOnline, ka folur Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi.

Ai tha se pas paralajmërimeve për vendosje të reciprocitetit, i kanë dërguar shkresë zyrtare Qeverisë Kurti që të shqyrtojë mundësinë që t’i përjashtojnë nga vendimi qytetarët shqiptarë që jetojnë në Serbi.

“Përshëndesim gjitha masat e Qeverisë që forcojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Megjithatë, kemi kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë kujdesin e nevojshme që me vendimet e saj qoftë si kundërmasa qoftë në kuadër të reciprocitetit të mos goditen qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”. Andaj të shqyrtojnë mundësitë e përjashtimit nga efekti i vendimeve të Qeverisë për këto raste, sepse qytetarët e Luginës së Preshevës janë të ndërlidhur ngushtë me Kosovën dhe pozita e tyre varet nga kjo ndërlidhje”, tha ai

Mustafi tha se vendosja e pengesave nga ana e Kosovës e vështirëson jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“Ngritja e pengesave të komunikimit, lirisë së lëvizjes mallrave e vështirëson jetë e qytetarëve të Luginës së Preshevës”, deklaroi ai.

Pretendimet e ZPS-së: Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës