Sporti

Realizoi golin që mund t’ia fitojë titullin Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha: Është momenti i karrierës për mua

05/06/2024 08:45
nga:Lorik J

Arbër Hoxha është heroi i tifozëve të Dinamo Zagrebit momentalisht.

Futbollisti kosovar realizoi dje golin e fitores ndaj Rijekas në minutën e 89’të, për t’i dhuruar tre pikë tejet me rëndësi ekipit të Dinamo Zagrebit, pasi i rikthen ata në vendin e parë në tabelë pak para fundit të kampionatit, përcjell GazetaBlic Sport.

Hoxha potencoi se është shumë i lumtur, ndërsa ky është edhe momenti më i mirë në karrierë.

“Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ana jonë, por më pas ndryshuam formacionin dhe gjithçka dukej më mirë. U tronditëm nga penalltia, por arritëm të tregonim karakter pas kësaj. Ne e kthyem rezultatin”, tha Arbër Hoxha HRT.

“Shpresoj që ky gol i imi të jetë i denjë për titullin kampion. Me siguri ky është momenti më i madh i karrierës sime”, ka komentuar Hoxha.

/GazetaBlic Sport