Sporti

Realizoi eurogol sonte, Bujar Shabani: Është një nga golat më të bukur të karrierës, kemi kapacitet të kalojmë tutje

07/13/2023 22:59
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit mori një fitore historike sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj FC Europas.

Dukagjini nga Klina fitoi me rezultatin 2-1 me golat e Bujar Shabanit dhe Iljasa Zulfijit, shkruan GazetaBlic Sport.

Bujar Shabani shprehet shumë i lumtur me fitoren dhe normalisht edhe me super golin e tij, që e konsideron si një nga më të mirët në karrierë.

“Jam i lumtur me fitoren e ekipit. Mund të them se padyshim ky ishte një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, tha fillimisht Bujar Shabani për ‘GazetaBlic Sport’.

Shabani e cilëson si mjaft të vështirë ndeshjen e kthimit, por thotë se duhet ta mbajnë rezultatin dhe të kalojnë tutje.

“Realisht do jetë mjaft ndeshje e vështirë, mirëpo besoj që kemi kapacitet që ta administrojmë këtë rezultat dhe të kalojm tutje”, përfundoi Shabani.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Gjilbratar.

/GazetaBlic Sport