Sporti

Realizoi dy golat e fitores, Joselu: “Kjo është më mirë se ëndrrat e mia”

05/09/2024 08:44
nga:Lorik J

Real Madrid mposhti Bayernin 2-1 në një përmbysje të madhe dhe kaloi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Joselu i shënoi të dy golat në harkun e tre minutave, pak pasi hyri në lojë si zëvendësim.

Duke folur pas ndeshjes, sulmuesi tha: “Kjo është më e mirë se ëndrrat e mia. Net si kjo, as që mund të ëndërrosh.”

Kujtojmë se Real Madridi do të luajë në finale me Dortmundin në “Wembley” me 1 qershor.

/GazetaBlic Sport/