Emocionet e Ligës së Kampionëve do të jenë prezente edhe sonte me dy ndeshje të tjera fantastike.
Mbrëmë u zhvilluan dy çerekefinalet e para, atje ku Liveprool mposhti Benfican 1 me 3, kurse Manchester City fitoi minimalisht ndaj Atletico Madrid, 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Sonte është radha për dy çerekfinalet e tjera, atje ku një ndeshje e jashtëzakonshme na pret në Londër. Chelsea është nikoqire e Real Madridit, në ndeshjen ku pritet të ketë spektakël nga të dyja anët.
Lajmi i madh vjen nga Carlo Ancelotti, me trajnerin që sot ka rezultuar negativ dhe do të jetë me skuadrën në këtë takim.
Madrilenët do të kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj skuadrës angleze për eliminim që ia shkaktoi në edicionin e kaluar nga Liga e Kampionëve.
Real Madridi nuk e ka mposhtur asnjëherë Chelsean në një përballje kokë më kokë në Evropë, duke barazuar dy herë dhe duke humbur tre herë në pesë takimet e tyre.
Fitorja e fundit e Real Madridit si mysafir kundër një skuadre angleze erdhi në 2014-15 kur fituan 4-0 kundër Liverpool-it në Champions League.
/GazetaBlic Sport/


