Sporti

Real Madridi i qartë, nuk ka festë nëse fitojnë Kupën e Mbretit, vëmendja te Man City

05/05/2023 14:29
nga:N M

Të vendosur për të arritur në fund të rrugës dhe për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve, Real Madrid pritet që të mos bëjnë asnjë festë nëse fitojnë Kupën e Mbretit ndaj Osasunas më 6 maj.

Të gjithë te Reali duan të qëndrojnë të përqendruar dhe të fokusuar në dy ndeshjet gjysmëfinale kundër Manchester City.

Sidomos, për ndeshjen e parë mes tyre që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke dashur të marrin epërsinë në kualifikimin për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përpara këtyre dy takimeve ata e luajnë finalen e Kupës së Mbretit.

Aty takohen me Osasuna, dhe në rast të triumfit, siç njofton ‘Marca’ kampi madrilen nuk mendon të festojë, pasi vëmendja kryesore do jetë në Ligën e Kampionëve.