Sporti

Real Madrid siguron çerekfinalen, fiton dramën ndaj Atleticos pas penalltive

14 orë më parë
nga:Mergim Rreci

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll.

Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1.

Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë, atje ku futbollistët e Ancelottit ishin më të saktë.