Sporti

Galatasaray interesohet për Granit Xhakën

03/13/2025 12:10
nga:Lorik J

Skuadra e Galatasarayt është në kërkim të një mesfushori dhe tashmë po “peshkon” në Bayer Leverkusen.

Sipas “Todofichajes”, klubi nga Superliga e Turqisë e dëshiron Granit Xhakën.

Galatasaray po planifikon t’i bëjë fondet për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës gjatë afatit të verës.

32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin nga Bundesliga.

Gjatë këtij sezoni, Xhaka në ligë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste.