Sporti

Real Madrid planifikon afatin veror, Pogba dhe Mbappe ‘zbarkojnë’ në “Santiago Bernabeu”

10/13/2021 08:28
nga:M K

Mesfushori Paul Pogba është vënë sërish në ‘radarin’ e Real Madridit.

Francezi është në vitin e fundit të kontratës dhe pasi nuk ka nënshkruar rinovim, mund të largohet si agjent i lirë, kur t’i skadojë kontrata.

Sipas AS, Real Madrid është në dijeni që disa javë që Pogba nuk ka rinovuar dhe duke marrë parasysh paraqitjen e mirë në Ligën e Kombeve, kanë rikthyer interesimin.

Pogba është një lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin te Reali për shumë vite, ngase e ka ëndërr fanellën e bardhë.

Momentalisht Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon dhe këtë vlerë mund ta ofrojë gjiganti spanjoll pa problem.

Është hera e tretë që Reali synon Pogba, ngase e kërkonte në vitin 2016 dhe në vitin 2019, mirëpo asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Arsyeja ka qenë marrëveshja e dobët e klubit madrilen me agjentin Mino Raiola, ngase siç dihet gjithmonë kërkon komision të lartë. Sidoqoftë, tani situata është përmirësuar shkaku i dy klientëve që i do Reali (Pogba dhe Haaland).

Me arritjen e Pogba, do këtë rol të rëndësishëm për dy lojtarë: Benzema dhe Mbappe. Te tre janë duke shkëlqyer te Franca, andaj suksesin mund ta përsërisin në “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.