Sporti

Real Madrid nuk heq dorë nga Erling Haaland

04/17/2023 12:27
nga:E K

Real Madridi ka në sy Erling Haaland, sulmuesin e Manchester Cityt.

Klubi spanjoll do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shtuar në skuadër norvegjezin e ri në afatin kalimtar të vitit 2024, raporton Fichajes.net, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Los Blancos‘ me të vërtetë dëshiron të përfitojë nga një klauzolë që i lejon sulmuesit të largohet nga Manchester City për një shumë që kalon 220 milionë euro.

Synimi është gjetja e një sulmuesi për të zëvendësuar Karim Benzema, majën e shtizës së klubit spanjoll, i cili duhet të largohet në fund të sezonit të ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/